Janë një fitore larg kualifikimit, trajneri i Katarit sfidon Bosnjen: Duam të shkruajmë historinë

Janë një fitore larg kualifikimit, trajneri i Katarit sfidon Bosnjen: Duam të shkruajmë historinë

Qatari është një fitore larg historisë. Mjafton një fitore kund?r Bosnjes për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Botës. Julien Lopetegui e ka pranuar përpara gazetarëve se tashmë është mundësia që skuadra e drejtuar prej tij të bëjë histori. “Është e vërtetë, kemi mundësinë të bëjmë histori. Ne donim të ishim këtu dhe tani duam të përpiqemi të marrim tre pikët. Sigurisht, kemi një ndeshje shumë të vështirë, sepse kjo është Kupa e Botës. I dimë vështirësitë që do të hasim kundër Bosnjës, një ekipi me kaq shumë cilësi. Por jemi të emocionuar dhe të gatshëm për ndeshjen”, ka thënë Julien Lopetegui./Sport Ekspres/