Jamal thyen Mesin, Spanja mposht Argjentinën dhe ngjitet në majën e Botës pas 16-vitesh

Jamal thyen Mesin, Spanja mposht Argjentinën dhe ngjitet në majën e Botës pas 16-vitesh

Spanja është kampionia e re e Botës. Iberikët triumfuan 1-0 ndaj Argjentinës në finalen spektakolare të zhvilluar në “MetLife Stadium”, duke e zgjidhur sfidën vetëm pas 120 minutash lojë. Skuadra e Luis de la Fuente e nisi ndeshjen më mirë dhe krijoi rastin e parë të rrezikshëm që në minutën e pestë. Lamin Jamal provoi pas asistit të Dani Olmos, por goditja e tij u devijua nga Lisandro Martínez dhe u ndal nga portieri Emiliano Martínez. Vetëm një minutë më vonë reagoi Argjentina me një kundërsulm të shpejtë. Lionel Mesi depërtoi mes mbrojtësve spanjollë, por Unai Simon doli në kohë nga porta dhe neutralizoi rrezikun. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Edhe në startin e pjesës së dytë Spanja ishte më kërkuese....