Italia nis kërkimin për trajnerin e ri, ëndrra Guardiola kalon përmes miqësisë me Maldini

Italia nis kërkimin për trajnerin e ri, ëndrra Guardiola kalon përmes miqësisë me Maldini

13 Korrik 2026 13:17 Alfred Lleshi Pas emërimit të Paolo Maldinit si drejtor teknik të Italisë (me Leonardon si bashkëpunëtor), FIGC ka nisur kërkimin për trajnerin e ri të kombëtares. Në garë janë Carlo Ancelotti, Antonio Conte, Pep Guardiola, Stefano Pioli dhe Roberto Mancini. Kontaktet nisin menjëherë dhe ende nuk ka një favorit. Guardiola mbetet alternativa më e vështirë, pasi kishte deklaruar se donte të pushonte pas aventurës te Manchester City, është mësuar me paga shumë të larta, që FIGC nuk mund t’ia ofrojë. Po kështu nuk është e sigurt nëse dëshiron të angazhohet për 4 vite, deri në Botërorin 2030. Megjithatë, federata shpreson te lidhja e tij me Maldinin, e lindur në vitin 2009. Pas triumfit në Champions League me Barcelonën, Guardiola tha: “Ia...