Italia luan shanset e Botërorit ndaj Bosnjës, pritet arbitri që i solli ters në Palermo

Italia luan shanset e Botërorit ndaj Bosnjës, pritet arbitri që i solli ters në Palermo

Francezi Klement Turpë pritet të arbitrojë ndeshjen vendimtare kualifikuese të Kupës së Botës midis Bosnjë& Hercegovinë dhe Italisë këtë të hënë. 43-vjeçari është një nga arbitrat më të spikatur në botë, duke arbitruar mbi 600 ndeshje në karrierën e tij, duke përfshirë më shumë se 100 në garat evropiane si Liga e Kampionëve, Liga e Europës dhe Liga e Konferencës. Ai arbitroi finalen e Ligës së Kampionëve 2022 midis Liverpulit dhe Real Madridit në Paris dhe finalen e Ligës së Europës 2021 në Stadion Gdańsk në Gdansk midis Vijarrealit dhe Mançester Junajtid. Francezi gjithashtu ka arbitruar më parë ndeshje në Kupën e Botës dhe Kampionatin Europian. Për më tepër Turpë ka arbitruar Italinë pesë herë në karrierën e tij, duke regjistruar tre fitore dhe dy...