“Ishte e turpshme”! Humbja me Bodo/Glintin shokon Halandin: Nuk kam fjalë
Mançester Siti ka marrë një humbje të papritur mbrëmjen e sotme në Ligën e Kampionëve. “Qytetarët” janë mposhtur në transfertë nga Bodo/Glimti me shifrat 3-1. Erling Halandi u shfaq tejet i mërzitur pas ndeshjes. Ai deklaroi se kjo humbje ishte e turpshme, si dhe mori përgjegjësi për rezultatin. “Marr përgjegjësi të plotë që nuk isha i aftë të shënoja golat… Thjesht mund t’i kërkoj falje të gjithëve, çdo tifozi të vetëm të Mançester Sitit dhe çdo tifozi që udhëtoi sot në transfertë. Në fund, është e turpshme. Sinqerisht nuk di çfarë them, sepse nuk i kam përgjigjet. Ajo që mund të them është: ‘më falni'”, ka deklaruar Erling Halandi./Sport Ekspresi/
Burimi:
sportekspres.com