Ish-trajneri Sylvinho fjalim lamtumire për kuqezinjtë: Falënderime FSHF-së, lojtarëve dhe tifozëve!

Ish-trajneri Sylvinho fjalim lamtumire për kuqezinjtë: Falënderime FSHF-së, lojtarëve dhe tifozëve!

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, të futbollit, Sylvinho në fjalimin e tij të fundit ka falënderuar ekipin dhe presidentin e FSHF-së, Armando Duka. “Mirëmëngjesi çuna goca. Ne si ekip kemi punuar shumë për të përfaqësuar këtë kombëtare. Është një komb që më ka pritur shumë mirë. Tani e njoh shumë mirë Shqipërinë, Tiranën. Dua t’ju falënderoj shumë. Falënderoj presidentin për punën, besimin, mbi 100 njerëz që punojnë në këtë federatë. Dua të falënderoj gjithë stafin, gjithë futbollistët që kanë bërë një rrugëtim prej 3 vite e gjysmë dhe në fund, tifozët dashamirës të kombëtares. Më kujtohet që nga dita e parë që kam qenë këtu, kam thënë diçka; shpirti dhe zemra e djersa nuk duhet të mungojë kurrë. Ia kemi dalë të gjithë sëbashku, siç e...