Ish-trajneri i Juventus në stolin e Napoli nëse Antonio Conte rikthehet në drejtim të kombëtares

Ish-trajneri i Juventus në stolin e Napoli nëse Antonio Conte rikthehet në drejtim të kombëtares

Shumë të dhëna, të cilat janë bërë prova, sugjerojnë seriozisht rikthimin e Antonio Conte në stolin e ekipit kombëtar italian. Edhe presidenti De Laurentiis dha bekimin e tij, çka do të thotë se atij i duhet të gjejë një zëvendësues të denjë. Sipas mediave italiane, De Laurentiis ka piketuar Thiago Motta për stolin e Napoli në rast se Conte vendos të largohet. Një trajner që e njeh mirë Serie A, pasi ka drejtuar Genoa, Spezia, Bologna e Juventus, por aktualisht është pa ekip. Presidenti i Napoli e kishte konsideruar Motta si trajner që pas sezonit të tij të shkëlqyer në Bologna, por asokohe braziliani zgjodhi Juventus. Tani ai është i lirë dhe i etur të tregojë se idetë e tij në një ekip dhe qytet...