Ish-sulmuesi këshillon Gattuso-n: Ndaj Bosnje-Hercegovinës, nise me Pio Esposito si titullar

Ish-sulmuesi këshillon Gattuso-n: Ndaj Bosnje-Hercegovinës, nise me Pio Esposito si titullar

29 Mars 2026 19:18 Telesport Ish-sulmuesi i Udineses dhe Italisë, Antonio Di Natale, ka këshilluar Gennaro Gattuso-n, ta nisë me Francesco Pio Espositon si titullar në sulm, në ndeshjen finale ndaj Bosnje Hercegovinës, e cila do të luhet në Senica, të martën në mbrëmje dhe fituesi do të shkojë në Botëror. “Gjëja e rëndësishme është që Italia të kthehet në Kupën e Botës. Gjithmonë do ta vendosja Pio Espositon në formacionin titullar”, tha Di Natale, në një intervistë të fundit gjatë një aktiviteti në Romë. Kujtojmë se Italia ka dështuar në dy play-off-et e Kupës së Botës për vitet 2018 dhe 2022, dhe në rast se do të mungojë për herë të tretë rresht, do të ishte vërtet katastrofike. I të njëjtit mendim është edhe...