Ish-portieri i Anglisë koment ndaj Brojës: Ka një shkëndijë brenda tij, pati një gol të shkëlqyer…

Ish-portieri i Anglisë koment ndaj Brojës: Ka një shkëndijë brenda tij, pati një gol të shkëlqyer…

Ish-portieri i njohur i Anglisë, Xho Hart, ka folur për ndeshjet e radhës të Bërnlit, një skuadër të cilën ka përfaqësuar në karrierën e tij, duke insistuar se “shkëndija” e Armando Brojës në barazimin e fundit, ishte pikënisja për sfidat në vijim. Bërnli pret në shtëpi Evertonin dhe Njukasëllin dhe i duhen medoemos pikë për të tentuar ringritjen nga zona e ftohtë e klasifikimit. “Do të duhet që ky barazim të jetë domethënës, pasi vjen pas 7 humbjeve në Premier Ligë. Trysnia është shtuar. Askush nuk priste që Bërnli të fluturonte në këtë sezon, por janë në një pozicion të vështirë. Megjithatë, është një gjuajtje e shkëlqyer me kokë nga Broja. Është goli i tij i parë në 2 vite dhe pas 40 ndeshjesh. Ka...