Irani bom*ardon Arabinë Saudite, aeroplani privat i Ronaldos “arratiset” në mes të natës

Irani bom*ardon Arabinë Saudite, aeroplani privat i Ronaldos “arratiset” në mes të natës

3 Mars 2026 9:40 Alfred Lleshi Aeroplani privat luksoz i Cristiano Ronaldos, me vlerë rreth 61 milionë paund (afërsisht 70 milionë euro), është larguar nga Arabia Saudite në orët e vona të natës, në një moment tensioni të lartë sigurie në rajon. Lëvizja ajrore ndodhi ndërsa raportoheshin dy shpërthime pranë ambasadës amerikane në Riad. Sulmuesi 41-vjeçar banon në kryeqytetin saudit bashkë me partneren e tij, Georgina Rodríguez, dhe pesë fëmijët e tyre. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim nëse familja ndodhej në bord në momentin e largimit të avionit privat. Sipas mediave shtetërore iraniane, dy sulme me dronë kishin në shënjestër selinë diplomatike të SHBA-së, ndërsa Irani deklaroi gjithashtu se një ndërtesë stafi amerikan në Bahrein ishte shkatërruar. Të dhënat e gjurmimit të fluturimeve...