Inzaghi: Do t’i reduktoja ekipet në Serie A. Kombëtare apo klub italian? Nuk mendoj për këtë

Inzaghi: Do t’i reduktoja ekipet në Serie A. Kombëtare apo klub italian? Nuk mendoj për këtë

30 Prill 2026 10:53 Alfred Lleshi “Nuk mendoj për ndonjë thirrje nga një klub italian apo kombëtarja”. Simone Inzaghi shprehet i lumtur në Arabinë Saudite, ka edhe një vit kontratë me Al Hilal, duke theksuar se largimi nga Italia po e ndihmon të rritet profesionalisht dhe njerëzisht, diçka që nuk i kishte ndodhur më parë. Pas mungesës së tretë radhazi të Italisë në Botëror, Inzaghi thekson se problemet nuk duhen nënvlerësuar dhe se ndryshimi duhet të nisë nga mentaliteti në akademi: “Futbolli duhet të arrijë rezultate përmes guximit dhe lojës, jo duke menduar vetëm fitoren me çdo kusht në dëm të lojës”. Ish-trajneri i Interit vlerëson rëndësinë e trajnerëve të futbollit të moshave dhe thotë se duhet të mësohet më shumë teknika sesa taktika. Për...