Interi s’bën blof ndaj Cremonese-s, shkon +8 nga Milani

Interi s’bën blof ndaj Cremonese-s, shkon +8 nga Milani

Në javën e 23-të të Serisë A, Interi ka arritur një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertë ndaj Cremonese-s, duke iu përgjigjur Napolit dhe, në pritje të ndeshjes Bologna-Milan, duke i çuar kuqezinjtë në -8 pikë. Ndeshja mori shpejt drejtim në favor të zikaltërve: Në minutën e 16-të, Lautaro Martinez shënoi me kokë pas një krosimi nga Dimarco përmes një goditjeje këndi, duke i dhënë avantazhin Interit. Pas gjysmë ore lojë, Luis Henrique, një nga më të mirët në fushë, asistoi për Piotr Zielinskin, i cili me një goditje me të majtën surprizoi portierin Audero, duke dyfishuar rezultatin. Pjesa e dytë nisi me një incident, kur portieri vendas u godit nga një fishëkzjarr i hedhur nga sektori i tifozëve të Interit, duke bërë që ndeshja...