Interi përshpejton kohën, nuk do të presë fundin e vitit për rinovimin e Dimarco

Interi përshpejton kohën, nuk do të presë fundin e vitit për rinovimin e Dimarco

3 Mars 2026 10:03 Alfred Lleshi Në dhjetor 2021 erdhi rinovimi deri në verën 2026, me pagë të trefishuar. Dy vite më pas, edhe një vit shtesë me përmirësim kontrate. Tani është koha për marrëveshjen e re të Federico Dimarco me Interin, e cila do të jetë ndryshe. Klubi ka vetëm siguri dhe dëshiron ta bëjë mbrojtësin e majtë flamur dhe kapiten afatgjatë, duke shmangur një rast si i Trent Alexander-Arnold. Dimarco po shkon drejt rolit MVP të sezonit: 6 gola në Serie A dhe 15 asistime, shifra prej top-lojtari në Europë. Dikush si Michael Olise ka më shumë, por luan më përpara. Dimarco duhet të ndërtojë, vrapojë, finalizojë e shërbejë. Forma e tij është mesazh edhe për kombëtaren. E ardhmja mund të jetë e...