Interi, “muskujt e kapitenit” kërkojnë kujdes. Lautaro nuk synon Torinon si rikthim pas dëmtimit

Interi, “muskujt e kapitenit” kërkojnë kujdes. Lautaro nuk synon Torinon si rikthim pas dëmtimit

23 Prill 2026 14:44 Alfred Lleshi Kapiten, por ende jo lojtar aktiv. Megjithatë, gjithmonë kapiten; pranë skuadrës edhe pse i padisponueshëm, me karizmën dhe energjinë e tij. Për rikthimin në fushë të Lautaro Martinez nuk ka një datë të saktë. Përjashtohet ndeshja me Torinon, e mundshme ajo me Parmën, por më e mundshme ta shohim në formë të plotë në Romë kundër Lazios në kampionat, si paraprijëse e finales së Kupës së Italisë po ndaj bardhekaltërve. Gjithçka varet nga përgjigjet që do të vijnë nga “Appiano Gentile” në ditët në vijim. Pas fitores ndaj Como, trajneri Chivu dha dy ditë pushim për të gjithë, përveç atyre që munguan; Lautaro, Bastoni dhe De Vrij. Për dy të fundit pritet rikthimi kundër Torinos, ndërsa për argjentinasin afatet...