Interes i jashtëzakonshëm për bileta ndaj Turqisë, “Dardanët” qetësojnë anëtarët me reagimin e tyre publik
Kosova do të presë të martën në mbrëmje Turqinë, në ndeshjen më të rëndësishme në historinë e “Dardanëve”, pasi në rast se mposhtin turqit, do të kualifikohen për në Kupën e Botës 2026. Për shkak të rëndësisë që ka një ndeshje e tillë, biletat kanë avulluar dhe janë shitur direkt, duke krijuar kështu edhe një konfuzion të madh mes tifozëve të shumtë dhe kërkesave të shumta për bileta. Tifo-grupi kryesor i Kosovës, “Dardanët” ka bërë pak më parë një reagim zyrtar në rrjetet sociale, duke qetësuar anëtarët e tyre se nuk do t’i mungojnë biletat për këtë takim, për ata që janë anëtarësuar para përballjes me Sllovakinë. Reagimi i plotë i “Dardanëve”: Nuk ka asnjë arsye për shqetësim sa i përket biletave për të gjithë...
Burimi:
telesport.al