Inter në sulm për ‘doreza’ të sigurta, Martinez zgjedhje e parë
Lëvizje te Inter. Emiliano Martinez kampioni i botës me Argjentinën është në listën e Marotës për të zëvendësuar Jan Zomer (37) te Inter. Takimi i parë i drejtuesëve të Interit me agjentin e lojtarit rriti besimin, duke shtuar shpresat për një marrëveshje të shpejtë. Pavarësisht se është 33 vjeç, fituesi i Kupës së Botës FIFA 2022 ofron “doreza” të sigurta dhe mund të jetë një sukses i mirë për zikaltërit Megjithatë, mosha e Martinezit ndërsa është pjesë e Aston Vilës në Premier League, mbetet një nga pengesat kryesore, së bashku me pagën e tij vjetore prej 5 milionë eurosh. Duke pasur parasysh këtë, gjigantët italianë kanë bërë gjithashtu bisedime eksploruese me agjentët e disa portierëve të tjerë. Vazhdo leximin
Burimi:
sportiim.al