Inter “harron” Bodo/Glimt dhe nuk fal në Serie A. Fitore e lehtë ndaj Genoa, diferenca +13 pikë (video)

Inter “harron” Bodo/Glimt dhe nuk fal në Serie A. Fitore e lehtë ndaj Genoa, diferenca +13 pikë (video)

28 Shkurt 2026 22:35 Telesport Inter ka lënë pas zhgënjimin pas eliminimit në Champions League nga Bodo/Glimt. Zikaltrit kanë ituar 2-0 ndaj Genoa, në sfidën e luajtur në “San Siro”, e vlefshme për javën e 27-të në Serie A. Rasti i parë i rrezikshëm do të vinte në minutën e 23-të, ku goditja e devijuar e Henrikh Mkhitaryan do të përplasej në traversë. Në minutën e 30-të, Inter pati një tjetër rast të mirë me Ange-Yoan Bonny, por goditja me kokë e sulmuesit francez u ndal në mënyrë të suksesshme nga portieri i Genoa. Sfida u zhbllokua një minutë më pas, ku pas një kombinimi perfekt Dimarco-Mkhitaryan, ishtë anësori zikaltër që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme me të majtën. Pjesa e...