Inter dhe Juventus mbeten duarbosh, Roma arrin marrëveshjen me titullarin e skuadrës
5 Korrik 2026 19:37 Telesport Edhe pse i skadoi kontrata në 30 qershor, Zeki Celik nuk do të largohet nga Roma. Klubi kryeqytetas dhe mbrojtësi turk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën, bëjnë të ditur CalcioMercato.com dhe Fabrizio Romano. Mbrojtësi i djathtë turk ishte një titullar i rregullt për Romën në sezonin e kaluar, ku u aktivizua në 43 ndeshje nga 45 në total, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në kualifikimin e verdhekuqve në Champions League. Marrëveshja është arritur për një kontratë për 3 vite dhe një rrogë 3 milionë euro në sezon. Rinovimi i Celik me Romën, ka lënë duarbosh Interin dhe Juventusin. Dy klubet e mëdha të Serie A, ishin gati të transferonin mbrojtësin turk si lojtar të lirë,...
Burimi:
telesport.al