Inter–Arsenal, përballje mes “mbretërve” të goditjeve standarde. “Arma sekrete” e Chivu dhe Arteta

Inter–Arsenal, përballje mes “mbretërve” të goditjeve standarde. “Arma sekrete” e Chivu dhe Arteta

20 Janar 2026 9:52 Alfred Lleshi Shumë presin që protagonistët e Inter–Arsenal të jenë Lautaro Martinez, Thuram, Gyökeres apo Saka, por shifrat tregojnë një tjetër histori. Ndeshja mund të vendoset nga goditjet standarde. Interi dhe Arsenali i ndërtojnë sukseset e tyre kryesisht nga këndoret, penalltitë dhe goditjet e dënimit. Zikaltrit kanë shënuar 16 gola nga situatat statike në të gjitha kompeticionet, ndërsa “topçinjtë” 28. Tek Interi, roli kyç i stafit dhe veçanërisht i Angelo Palombo, i kërkuar nga Chivu që në verë, ka sjellë 12 gola nga goditjet standarte në Serie A, më shumë se kushdo tjetër. Në Europë, vetëm Arsenali (bashkë me Tottenham) ka bërë më mirë nga këndoret (11 kundrejt 9). Chivu ka konfirmuar se Interi do të vazhdojë mbrojtjen në zonë, i...