Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
“Inteligjenca mbi forcën”; leksionet e Franco Baresit për futbollin e sotëm modern
Franco Baresi flet për futbollin dhe rolin e mbrojtësit modern në një intervistë për “The Times”: “Kam luajtur me disa lojtarë të jashtëzakonshëm; më i forti që kam përballuar ka qenë Maradona. Edhe me mbrojtjen tonë, e dinim që ai ishte i vetmi lojtar që mund të ndryshonte çdo ndeshje në çdo moment. Arrigo Sacchi kishte futur mbrojtjen e lartë për avantazhet e mëdha që ofronte dhe sepse ishte e re, prandaj kundërshtarët nuk e kuptonin. Sot mbrojtja e lartë është rikthyer në modë. Është një rrezik, por gjithçka varet nga ‘timing’-u, të dish kur të rrezikosh dhe kur jo, sepse është e lehtë të përfitosh nga një gabim. Truri është aftësia më e rëndësishme. Për të qenë një mbrojtës modern duhet të kesh gjithçka, aftësi...