Infrastruktura/ Edhe Gramshi do të bëhet me stadium të ri, investon FSHF

Infrastruktura/ Edhe Gramshi do të bëhet me stadium të ri, investon FSHF

Investimet në fushat e reja sportive dhe në rikonstruksionin e impianteve ekzistuese ka qenë në fokusin e Federatës Shqiptare të Futbollit gjatë viteve të fundit, kjo për t’u dhënë klubeve dhe qyteteve një mundësi për angazhimin e të rinjve në futboll dhe mundësi më të mira stërvitore ekipeve të bashkive. Natyrisht, nevojat e vendit janë shumë të mëdha, e për këtë kërkohet edhe interesim i shtuar nga pushteti vendor e qendror. Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me Bashkinë Gramsh, po vijon zbatimin e projektit për modernizimin e stadiumit “Myslim Koçi”, një investim i rëndësishëm që synon përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e futbollit në qytet. Projekti parashikon rindërtimin e tribunës kryesore së bashku me të...