Infantino befason kombëtaren e Iranit dhe shkon në dhomën e zhveshjes, pas ndeshjes së parë në Kupën e Botës 2026

Infantino befason kombëtaren e Iranit dhe shkon në dhomën e zhveshjes, pas ndeshjes së parë në Kupën e Botës 2026

Pavarësisht situatës së tensionuar, Irani bëri një paraqitje dinjitoze në sfidën e parë për Kupën e Botës 2026, duke barazuar 2-2 ndaj Zelandës së Re. Të dy kombëtaret kanë marrë përgëzimet e kreut të FIFA-s, Gianni Infantino, për futbollin e treguar në fushë. “Edhe një herë, një stadium i mbushur plot në Los Angeles, rreth 70,000 spektatorë. Një ndeshje e bukur dhe emocionuese. Ndeshja midis Iranit dhe Zelandës së Re, 2-2 në fund, momente dhe gola të shkëlqyer. Isha shumë, shumë i lumtur që pashë ekipin iranian duke luajtur në Kupën e Botës 2026”, theksoi Infantino përmes një videoje në rrjetet sociale. Po në të njëjtën video, Infantino shfaqet në dhomën e zhveshjes së Iranit, ku i përgëzon për perfomancën. “Urime të gjithëve. Jam shumë...