Iñaki Williams nuk përmbahet: Të luash në Arabinë Saudite është një m*t, po e them troç

Iñaki Williams nuk përmbahet: Të luash në Arabinë Saudite është një m*t, po e them troç

30 Dhjetor 2025 14:01 Alfred Lleshi Athletic Bilbao rifillon garën të shtunën në “El Sadar” kundër Osasuna dhe të hënën, më 5 janar, udhëton drejt Arabisë Saudite për Superkupën. Gjysmëfinalja është kundër Barcelonës më 7 janar, ndërsa finalja do të ishte ndaj fituesit të Real Madrid–Atlético Madrid. Iñaki Williams foli sot në “San Mamés” pas një stërvitjeje të hapur me 30.051 tifozë dhe ishte i drejtpërdrejtë për zhvillimin e kompeticionit larg Spanjës: “E kam thënë shumë herë dhe nuk përmbahem. Për mua të luash në Arabinë Saudite është një m…., po e them troç. Ta çosh një garë kombëtare në një vend tjetër nuk është e lehtë për tifozët, ua vështirëson udhëtimin. Ne, për masën sociale, duket sikur luajmë jashtë fushe. Po të luhej këtu,...