Ikona e futbollit polak nuk është optimist: Ne tani kemi gjysmë ekipi, Shqipëria nuk ka yje por cilësi
Tifozët polakë po e përjetojnë me optimizëm pragndeshjen ndaj Shqipërisë, të vlefshme për play-off të Botërorit 2026. Por disa ikona të futbollit vendas, paralajmërojnë gjithnjë e më shumë se ndaj kuqezinjve duhet kujdes maksimal, pasi ekziston mundësia e një surprize. Këtë e mbështetet edhe Marek Kozminski, një nga ikonat e futbollit polak me 45 ndeshje me përfaqësuesen, i cili në një intervistë të dhënë për “SportoweFakty”, ka theksuar se tifozët duhet të jenë me këmbë në tokë. “Nuk jam aq optimist, ndonëse besoj tek kjo skuadër. Por ia vlen të ruhet logjika e shëndoshë në të gjitha gjërat. Vlen të përmendet se kemi një ekip mjaft të pabarabartë. Kemi Robert Levandovskin, Piotr Zielinskin, Meti Kesh dhe dy qendërmbrojtës, Jan Bednarek dhe Jakub Kivior. Këto janë...
Burimi:
gijotina.com