Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Ikona e Chelsea-t jep lajmin e keq, ish-futbollisti rumun pranon se i është nënshtruar trajtimit për kancer
Dan Petrescu, një nga figurat më të njohura në historinë e Chelseat dhe futbollit rumun, po i nënshtrohet trajtimit për kancer. Lajmi i rëndë është konfirmuar nga presidenti i ligës rumune të futbollit, Gino Iorgulescu. Ish-mbrojtësi i përfaqësueses së Rumanisë, i cili fitoi katër trofe në pesë vite me Chelsean – përfshirë Kupën e Fituesve të Kupave – u largua nga posti i trajnerit të CFR Cluj rreth katër muaj më parë dhe që prej asaj kohe ka qëndruar larg vëmendjes publike. Së fundmi, në mediat rumune janë publikuar foto dhe pamje filmike të 57-vjeçarit duke ecur në një park, me syze të errëta dhe dukshëm i dobësuar, mes raportimeve se ai ka humbur rreth 30 kilogramë në peshë. Presidenti i ligës, Gino Iorgulescu, ka...