Icardi gati të reduktojë pagën për të qëndruar te Gallatasaraj, por klubi i “tregon derën”

Icardi gati të reduktojë pagën për të qëndruar te Gallatasaraj, por klubi i “tregon derën”

Situata po ndryshon në lidhje me të ardhmen e Mauro Icardi. Agjenti i sulmuesit 32-vjeçar argjentinas, Elio Letterio Pino, njoftoi në një postim se kishte mbërritur në Stamboll ditët e fundit, me sa duket për të sqaruar të ardhmen e klientit të tij, kontrata e të cilit me Galatasaray-n skadon më 30 qershor. Portali turk “Takvim” raporton se agjenti i lojtarit argjentinas është në kontakt me drejtuesit e klubit turk, por kanë dalë disa pasiguri. Trajneri Okan Buruk thuhet se po këmbëngul për largimin e Icardi, pasi ai ka performuar nën pritshmërinë këtë sezon. Gjasat janë që Icardi të largohet si transferim i lirë në fund të sezonit. Ndërkohë që, pas ndeshjes kundër Karagümrük, ndërsa skuadra po festonte, sulmuesi argjentinas u drejtua drejt e në...