Ibra përplaset ashpër me Allegrin, suedezi gati të marrë komandën e Milanit
“Ne të gjithë duhet të mbetemi të bashkuar për të mirën e Milanit.” Këto fjalë nuk ishin të rastësishme nga Masimilliano Allegri, i cili ka kohë që merret me një Milan të përçarë nga brenda. Prania e fraksioneve të shumta në ‘Casa Milan’ nuk është më një mister dhe pronari Gerry Cardinale mund të çojë në një zgjidhje të pastër në fund të sezonit. E ardhmja e Igli Tares te Milani është në rrezik, ashtu si edhe ajo e administratorit Giorgio Furlani , i cili u kritikua ashpër nga tifozët vetëm pak ditë më parë në humbjen kundër Atalantës. Furlani ka qenë në kontakt me Tony D’Amico, drejtor sportiv i cili po largohet nga Atalanta, për të hartuar një Milan të ri për sezonin 2026-27. Në këtë kaos dhe...
Burimi:
opinion.al