I përfundon kontrata në korrik, Sylvinho thyen heshtjen

I përfundon kontrata në korrik, Sylvinho thyen heshtjen

Fati, detajet, por dhe zgjedhjet e Sylvinho-s, këtë herë nuk ishin me Shqipërinë, me kuqezinjtë që i japin fund ëndrrës Botëror në Varshavë, aty ku Polonia triumfoi 2-1 me përmbysje. Zhgënjimi ishte i madhe, jo vetëm në radhët e tifozëve, por lojtarët shpërthyen në lot, të vetëdijshëm se shpërdoruan një shans të artë. Sigurisht, në situata të tilla, i pari që përfundon nën akuzë është trajneri, në rastin tonë, Sylvinho, por tekniku kuqezi shprehu keqardhje vetëm për faktin që nuk arritën të mbyllin ndeshjen: “Jam i zhgënjyer për faktin që nuk arritëm të mbyllnim ndeshjen pas shënimit të golit, por nuk jam i zhgënjyer dhe nuk më ka mbetur peng loja. Jam shumë krenar për lojtarët, atë që ne kishim menduar, ata e bënë në...