I pëlqen shumë kafja, por do të largohet nga Serie A. “Buffoni japonez” drejt transferimit në Premier League

I pëlqen shumë kafja, por do të largohet nga Serie A. “Buffoni japonez” drejt transferimit në Premier League

4 Korrik 2026 19:55 Telesport I konsideruar ndryshe si “Buffoni japonez”, Zion Suzuki është drejt largimit nga Parma dhe pritet të transferohet në Premier League. 23-vjeçari bëri një paraqitje shumë të mirë në Botëror me Japoninë, pavarësisht eliminimit në fazën e 1/32-ve ndaj Brazilit. Suzuki mbërriti në Parma dy vjet më parë nga Sint-Truiden, Belgjikë, për 8.2 milionë euro, dhe thuhet se është një adhurues i madh i kafesë. Nuk ka vend si Italia për një espresso të mirë, por së shpejti ai mund të duhet të fillojë të kërkojë kafe speciale në Angli. Manchester United, Aston Villa dhe Leeds United janë 3 ekipet që interesohen për portierin japonez dhe janë gati të paguajnë shifrën 35-40 milionë e vendosur nga Parma.