I mbaron kontrata në qershor, Juventus i bën përfundimisht dalje lojtarit serb dhe nuk i ofron rinovim

I mbaron kontrata në qershor, Juventus i bën përfundimisht dalje lojtarit serb dhe nuk i ofron rinovim

21 Maj 2026 19:31 Telesport Juventus pritet të bëjë ndryshime të shumta në ekip këtë verë, ku pritet të ketë disa largime. Njëri prej tyre që tashmë është 100% i sigurt që do të largohet është mesfushori serb Filip Kostic. Sipas Corriere dello Sport, Juve ka zgjedhur të mos i propozojë një zgjatje të kontratës Kostiç, i cili do të largohet si lojtar i lirë. 32-vjeçari u transferua në vitin 2022 nga Eintracht Frankfurt për 15 milionë euro, por kurrë nuk arriti të lërë gjurmë me fanellën e bardhezinjve. Në 112 ndeshje me Juventusin, mesfushori serb ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 16 asiste. Ende nuk dihet cili do të jetë destinacioni i tij i ri. Ndërkohë, Juventus nuk ka vendosur për lojtarin tjetër...