Hyrja e tifozëve kushtoi shtrenjtë/ Flamurtari i dënuar, ja vendimet e marra
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka publikuar vendimet lidhur me ngjarjet e fundit në futbollin shqiptar. Në fokus ka qenë ndeshja Flamurtari–Teuta, e ndërprerë pas hyrjes së tifozëve vendas në fushë. Për këtë incident, Flamurtari është dënuar me zhvillimin e tetë ndeshjeve pa spektatorë. Klubi vlonjat është ndëshkuar gjithashtu me gjobë në vlerën 500 mijë lekë. Masa për ndeshjet pa tifozë nuk lejohet të konvertohet, për shkak të natyrës së rëndë të shkeljes dhe cenimit të sigurisë. Po ashtu, zyrtari i Vorës, Bazio Tragaj, është pezulluar për katër ndeshje. Dënimi është dhënë për sjellje josportive ndaj gjyqtarëve. Me katër ndeshje pezullim është ndëshkuar edhe lojtari i Ilirisë, Adolf Selmani, për të njëjtën shkelje. VENDIMET: Flamurtari FC, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke...
Burimi:
sot.com.al