“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit
Goli i Arbër Hoxhës në minutën e 42-të, dha idenë se Shqipëria do të “korrte” fitore të “bujshme” në Varshavë kundër Polonisë, por rezultoi një “gënjeshtër” e madhe. Në pjesën e dytë të ndeshjes, finalizimi i Hoxhës u kthye në “pluhur e hi”, pasi Lewnadowski dhe Zielinski përmbysën gjithçka, duke i dhënë fund “ëndrrës amerikane”. 26 marsi mund të rezulton natë “magjike” për Kombëtaren, ama mbeti e tillë vetëm në 45 minutat e para. Sulmuesi Arbër Hoxha nuk mundi t’i mbante përjetimet e kësaj “plage” vetëm për vete. “Dhamë gjithçka në fushë ,por nuk arritëm objektivin që të gjithë e prisnim, humbje që dhemb shumë. Faleminderit për përkrahjen e jashtëzakonshme të të gjithë tifozëve shqiptarë”, ka shkruar Hoxha në rrjetin social “Instagram”.
Burimi:
javanews.al