“Humbja ndaj City na dhemb ende por s’ka kohë për vajtim, duhet të fitojmë sfidën tjetër”
10 Shkurt 2026 12:15 Telesport Kapiteni i Liverpool, Virgil van Dijk, është ende i zhgënjyer dhe i dëshpëruar për humbjen e pësuar fundjavën e kaluar ndaj Manchester City në minutat e fundit. Ai kërkon nga skuadra reagim në ndeshjen e mesjavës ndaj Sunderland. “Nuk ishim mjaftueshëm të mirë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishim shumë më të mirë. Midis golit të barazimit dhe atij të fitores, të dyja ekipet po kërkonin fitoren dhe penalltia vendosi ndeshjen”, u shpreh Van Dijk. “Nuk je kurrë në kontroll të plotë kur luan kundër City. Nuk je kurrë rehat. Ndjesia ime është se pas golit të barazimit të dy po përpiqeshim të shënonim golin e fitores, por fitorja u buzëqeshi atyre”, tha kapiteni holandez. “Kemi vetëm...
Burimi:
telesport.al