Humbja dhe incidenti me djalin e tij, Lamushi ikën nga Tunizia, vjen Kebaier
Sabri Lamushi, ka dhënë dorëheqjen nga roli i trajnerit të Tunizisë. Duket se te ky vendim ka ndikuar jo vetëm humbja e thellë 5-1 me Suedinë në start por dhe një një incident që dyshohet se përfshin djalin e tij. Media të vendit afrikano verior raportojnë se, djali i Lamushit dyshohet se është sulmuar nga disa tifozë të irrituar pas humbjes me nordikët e Graham Poter. Për më tepër që i biri thuhet se kishte udhëtuar me ekipin pa autorizim zyrtar dhe ishte parë pranë stafit teknik gjatë përgatitjeve në tokën amerikano-veriore. Ndërkaq Mondher Kebaier, i cili udhëhoqi Tunizinë nga viti 2019 deri në vitin 2022, do marrë postin e trajnerit të parë të shkarkuar në Botëror./Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al