Hoenes: Guardiola na tha që ta merrnim pa u menduar dy herë dhe kishte të drejtë

Hoenes: Guardiola na tha që ta merrnim pa u menduar dy herë dhe kishte të drejtë

30 Mars 2026 12:19 Telesport Presidenti i nderit të Bayern Munich, Uli Hoenes, ka zbuluar se Pep Guardiola luajti një rol vendimtar në emërimin e Vincent Kompany si trajner. Kompany ka shijuar një ngritje të jashtëzakonshme si trajner që kur u largua nga Manchester City si lojtar në vitin 2019, duke shkëlqyer fillimisht te Anderlecht e më pas te Burnley. Emërimi i belgut në Allianz Arena ngriti habi në atë kohë, duke pasur parasysh mungesën e tij relative të përvojës në nivelin më të lartë. Tani është e qartë se një mbështetje personale e shkëlqyer nga një prej trajnerëve më të respektuar në historinë e lojës ndihmoi në nënshkrimin e marrëveshjes. “E thirrëm Pep Guardiolën dhe e pyetëm se çfarë mendonte për të. Ai na...