Heroi i Inter: Fitimi i dy trofeve do të ishte i mrekullueshëm, ndaj Como treguam mentalitetin tonë

Heroi i Inter: Fitimi i dy trofeve do të ishte i mrekullueshëm, ndaj Como treguam mentalitetin tonë

22 Prill 2026 12:02 Telesport “Jam shumë i lumtur, është e mrekullueshme. E meritonim”. Është ky komenti i dhënë sot nga Petar Sucic, golashënuesit të golit të fitores së Inter, 3-2 kundër Como, në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë. Ky gol kualifikoi zikaltërit në finale. “Po humbisnim 0-2 por arritëm të fitonim. Nuk është kurrë e lehtë, e bëmë edhe në kampionat. Treguam mentalitetin tonë dhe jemi të lumtur“, shtoi më tej Sucic. Ai shprehet se objektivi i zikaltërve tani është fitimi i të dy trofeve kombëtarë: “Do të ishte fantastike të fitoja dy trofe në vitin tim të parë këtu”. “Doja të fitoja trofe, ndaj dhe vendosa të vija këtu në këtë klub të madh. Do të ishte e mrekullueshme....