Heroi i City: Ky trofe na motivon, tani nis gjuetia për titullin e Premier League
Heroi i finales së Carabao Cup për Manchester City, Nico O’Reilly, ka deklaruar se po “nuhat gjak” në garën për titull. Ai realizoi dy golat e fitores për skuadrën e tij, që i dhanë një goditje të madhe Arsenal, kryesuesve të Premier League, në ndeshjen e luajtur në Wembley. Fitorja i ka dhënë City shpresë të re në ndjekjen e Arsenal, që aktualisht janë 9 pikë më shumë në renditje, por me një ndeshje më shumë se “citizens”. Ndërkohë që, City do të presë në Etihad londinezët në një ndeshje vendimtare muajin e ardhshëm. I pyetur nëse City tani ndjente një hapje në garën për titull, O’Reilly tha: “Po, 100% i sigurt. Gjakrat nuk u shuan kurrë, ne gjithmonë kemi nuhatur gjak. Jemi të sigurt...
Burimi:
telesport.al