“Heqja e pezullimit të Balogun është kundër rregullave”, Federata Belge apelon vendimin në FIFA

“Heqja e pezullimit të Balogun është kundër rregullave”, Federata Belge apelon vendimin në FIFA

FIFA i ka hequr pezullimin sulmuesit të Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun, që do të thotë se ai do të luajë në ndeshjen e raundit të 16-të të Kupës së Botës kundër Belgjikës. Trump shfrytëzoi rastin për të duartrokitur vendimin e mikut të tij Infantino, por edhe Federata Belge e Futbollit lëshoi ​​një deklaratë të ashpër. “Federata Mbretërore Belge e Futbollit (RBFA) është e tronditur nga vendimi i FIFA-s për të shpallur lojtarin e pezulluar më parë të Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun, të aftë për të luajtur në ndeshjen SHBA-Belgjikë. FIFA e bazon vendimin e saj në Nenin 27 të Kodit Disiplinor të FIFA-s”, thuhet në deklaratë. Më tej, ajo vijon: “Kjo dispozitë thotë se Komiteti Disiplinor i FIFA-s mund të vendosë të pezullojë...