Henry, i mahnitur nga PSG-Bayern Munich 5-4: Ishte çmenduri, spektakël i futbollit sulmues
29 Prill 2026 14:53 Alfred Lleshi Futbolli europian përjetoi një natë historike në “Parc des Princes”. PSG dhe Bayern Munich dhuruan një duel elektrizues me 9 gola, që përfundoi 5-4 për parizienët. Thierry Henry, legjendë franceze dhe komentator për “CBS Sport”, nuk humbi rastin për t’i lavdëruar të dy skuadrat për lojën dhe emocionet. “Kohët e fundit thonim se skuadrat nuk rrezikonin, lojtarët nuk driblonin dhe luhej për të mos humbur. Të dyja palët rrezikuan shumë. Nëse je tifoz i mbrojtjes, mund të çmendesh duke parë këtë ndeshje…, por mua nuk më intereson, – tha francezi. – Prej vitesh ankohemi se futbolli është i mërzitshëm, por kjo ndeshje nuk ishte e tillë. Duke lënë mënjanë profesionalizmin, u argëtova shumë dhe besoj se edhe të gjithë...
Burimi:
telesport.al