Hasi mori drejtimin e Amedsporit në Turqi, klubi turk kërkon shërbimet e Rei Manajt
Adriatik BALLA Në kampionatin turk vitet e fundit është rritur ndjeshëm kontigjenti i futbollistëve shqiptarë, ku një pjesë kanë regjistruar madje suksese të rëndësishme e kanë fituar ndonjë trofe, sikurse ndodh me sulmuesin Ernest Muçi që fitoi kupë me Trabzonsporin, ndërsa lojtarë të tjerë të spikatur shqiptarë në dy ligat elitare të futbollit turk janë edhe Qazim laçi, Odise Roshi, Arlind Ajeti, Taulant Seferi, Milot Rashica e shumë të tjerë. Madje atje përflitet se mund të kalojë në ditët në vijim edhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi. Natyrisht, nuk kishte si të mungonte në listë edhe një trajner, pasi Besnik Hasi dy ditë më parë u bë trajner i një skuadre të njohur turke, duke e rritur besimin e futbollit shqiptar në këtë...
Burimi:
sot.com.al