Hasani lë Bolusporin dhe i bashkohet Amedsporit në ligën 2 turke, Xhaka me tjetër rekord në Premier League
Adriatik BALLA Mediat sportive raportojnë se shqiptarët në kampionatin turk janë në kontigjent i madh dhe i rëndësishëm. Një pjesë kanë arritur sukses domethënës, sikurse Milot Rashica me Beshiktashin, Ernest Muçi me Trabzonsporin apo dhe ndonjë tjetër si Seferi, Roshi etj. Duhet theksuar se në kampionatin turk pagesat kanë ardhur në rritje dhe kjo ka qenë arsyeja që shumë nga kuqezinjtë tanë kanë zgjedhur ta vijojnë karrierën në kampionatin turk. Nga ana tjetër, ky kampionat ka shërbyer për shumë lojtarë të Kombëtares që të shfrytëzohet si trampolinë drejt një lige më cilësore në perëndim. Dhe nuk kanë qenë të paktë ata që ia kanë dalë, edhe pse në kampionatin turk stadiumet janë të mëdha dhe në tërësi lojtarët shqiptarë janë parë me sy të mirë....
Burimi:
sot.com.al