Harry Maguire, çfarë fati që ka! Anglezin e kërkon rivali i madh i Man. United në PL

Harry Maguire, çfarë fati që ka! Anglezin e kërkon rivali i madh i Man. United në PL

25 Janar 2026 22:04 Telesport Harry Maguire ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Manchester United dhe në qershor, pritet të largohet si lojtar i lirë. E ardhmja e 32-vjeçarit pritet të jetë sërish në Premier League, këtë herë te Chelsea. “CaughtOffside” zbulon se Maguire pëlqehet shumë nga “Blutë”, të cilët po mendojnë për transferimin e tij falas gjatë evrës së ardhshme. Chelsea vlerëson eksperiencën e Maguire dhe e sheh ardhjen e tij si një përforcim të besueshëm për mbrojtjen. Edhe pse shumë herë i kritikuar për gafat që bën në fushë, Maguire sërish mbetet një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Premier League, gjë që e tregon më së miri edhe interesimi i fundit i Chelsea-s për të.