Harry Kane në “Olimpin” e Europës, fiton “Këpucën e Artë”. I katërti renditet… Vedat Muriqi
Harry Kane ka shkëlqyer këtë sezon, duke u shpallur fitues i “Këpucës së Artë” të Europës, pas një performance të jashtëzakonshme në Bundesligë, me 36 gola të shënuar. Sulmuesi anglez ka qenë i pandalshëm para portave kundërshtare, duke e mbyllur kampionatin si golashënuesi më i mirë në kontinent. Në renditjen përfundimtare, ai ka lënë pas emra të mëdhenj të futbollit botëror: Erling Haaland në vendin e dytë me 27 gola dhe Kylian Mbappé në të tretin me 25 gola. Ky është një tjetër sezon elitar për Kane, i cili vazhdon të konfirmohet si një nga “9” më të frikshëm dhe më konstantë në futbollin modern. Bayern Munich ka një “vrarës” të vërtetë në radhët e veta, kombinim i teknikës, finalizimit dhe qetësisë përpara portës, që e...
Burimi:
telesport.al