Harry Kane e meriton rinovimin, Bayern Munich synon “ta blindojë” bomberin më të mirë të Europës
3 Mars 2026 10:47 Alfred Lleshi Jo vetëm e tashmja, por mbi të gjitha e ardhmja. Bayern Munich dëshiron “ta blindojë” Harry Kane, ta zgjasë kontratën e tij përtej afatit aktual 2027, duke e bërë një nga shtyllat e projektit teknik për vitet në vijim. Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, drejtuesit bavarezë janë gati të përshpejtojnë bisedimet pasi të mbyllin çështjen e rinovimit të Dayot Upamecano. Synimi është i qartë: sulmuesi anglez të jetë pika fikse rreth së cilës do të ndërtohet Bayerni i së ardhmes. Palët tashmë po diskutojnë aspektet ekonomike dhe personale të marrëveshjes së re. I ardhur në verën 2023 nga Tottenham, Kane u imponua menjëherë si lider teknik dhe realizues. Këtë sezon ai po arrin kulme, duke rendur bindshëm drejt “Këpucës...
Burimi:
telesport.al