Hap fals i Juventusit, Aro Muric dhe Sassuolo dalin me pikë nga “Allianz Stadium”. Rikthehen Milik dhe Vlahovic (video)

Hap fals i Juventusit, Aro Muric dhe Sassuolo dalin me pikë nga “Allianz Stadium”. Rikthehen Milik dhe Vlahovic (video)

Juventus ka zhgënjyer duke mos shkuar dot më shumë se barazimi 1-1 ndaj Sassulo, në sfidën e javës së 30-të në Serie A, e cila u luajtur në “Allianz Stadium”. Sfida u zhbllokua në minutën e 14-të, ku pas një topi të gjatë të nisur nga këmbët e Mattia Perin dhe asistit të Francisco Conceicao, ishte Kenan Yildiz që dërgoi topin në rrjetë më një goditje me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për bardhezinjtë. Pjesa e dytë nisi më mirë për Sasusolo-n, e cila barazoi shifrat në minutën e 52-të pas një aksioni model dhe asistit të Domenico Berardi, ishte Andrea Pinamonti i cili dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 73-të, një ish-lojtar i Sassuolo-s, Jeremie...