Hamilton optimist: Gjithnjë kam dhënë më të mirën në gjysmën e dytë të sezonit

Hamilton optimist: Gjithnjë kam dhënë më të mirën në gjysmën e dytë të sezonit

Lewis Hamilton pati një fundjavë sfiduese në Hungari, të shënuar nga incidente, penalizime dhe strategji që i lejuan atij të merrte vetëm 10 pikë pavarësisht shpresave që kishte para garës për të fituar. Pavarësisht vështirësive që dolën në Hungari, anglezi sheh aspekte pozitive në gjysmën e parë të sezonit, duke përfunduar në vendin e dytë në renditjes, 50 pikë pas kryesuesit të kampionatit, Kimi Antonelli. Hamilton beson se potenciali i makinës mund të ofrojë një bazë të rëndësishme për pjesën e dytë të sezonit të Formula 1. Piloti i Ferrari dëshiron të përqendrohet në gjysmën e dytë të vitit, duke shmangur gabimet. “E di që djemtë po punojnë shumë për të sjellë përditësime. Po sjellim zhvillime pothuajse çdo fundjavë. Dhe po vazhdojmë të shtyjmë përpara,”...