Hakimi shkruan historinë ndaj Kanadasë, asist dhe një rekord të jashtëzakonshëm

Hakimi shkruan historinë ndaj Kanadasë, asist dhe një rekord të jashtëzakonshëm

4 Korrik 2026 20:27 Telesport Maroku e ka nisur mjaft mirë pjesën e dytë ndaj Kanadasë, duke gjetur golin në minutën e 50-të me Azzedine Ounahi, i cili shënoi me një goditje të bukur me të djathtën në hyrje të zonës, pas asistit të Achraf Hakimit nga goditja e dënimit. Deri tani, Hakimi numëron 1 gol dhe dy asiste. Por, sot ndaj Kanadasë, Hakimi ka shkruajtur historinë për futbollin afrikan. Kapiteni i Marokut është lojtari i parë në historinë e futbollit afrikan që arrin shifrën e 15 ndeshjeve në Kupën e Botës, duke lënë pas emra si Yassine Bounou, Asamoah Gyan dhe Ismaïla Sarr. Të mendosh, që Hakimi është vetëm 27 vjeç dhe ka mundësinë ta thellojë akoma edhe më shumë këtë rekord.