Hagi në lot, pas vdekjes së Lucescu: Për mua ishte si një baba, jam i shokuar

Hagi në lot, pas vdekjes së Lucescu: Për mua ishte si një baba, jam i shokuar

8 Prill 2026 13:49 Alfred Lleshi Vdekja e Mircea Lucescu ka goditur thellë futbollin rumun, duke lënë të tronditur edhe bashkëpunëtorët e “nxënësit” e tij më të afërt. Mes tyre, Gheorghe Hagi, në mikrofonat e “Digi24” shprehu gjithë emocionin e tij. “Vetëm tani po arrij t’i gjej fjalët, jam në shok”, – u shpreh ish-kampioni, dukshëm i prekur. Lidhja mes tyre shkonte përtej fushës së blertë: “Për mua ishte si një baba. Ka qenë thelbësor në jetën time, më ka ndihmuar në momentet e vështira. Nuk ishte vetëm një trajner i madh, por njeri i veçantë”. Hagi theksoi edhe rolin e Lucescu në aspektin njerëzor dhe formues: “Më ka mësuar shumë, ishte një mjeshtër, pothuajse si një profesor. I detyrohem shumë”. Kujtimi u bë edhe...