Haaland reagon pas largimit të Guardiola: Do të më mungojnë bisedat me Pep

Haaland reagon pas largimit të Guardiola: Do të më mungojnë bisedat me Pep

25 Maj 2026 9:51 Telesport Ndeshja e djeshme ka qenë e fundit për Pep Guardiola në stolin e Manchester City. Në stadiumin “Etihad”, trajneri katalanas i tha lamtumirë tifozëve në fund të sezonit të tij të dhjetë në klub, klubi ku ai fitoi 20 trofe me “qytetarët”. “Do të më mungojnë ato ‘biseda me Pep’ në fushë“, komentoi Erling Haaland, i cili mbërriti në vitin 2022 dhe fitoi Champions League me Manchester City në sezonin e tij të parë. Edhe portieri Gigi Donnarumma, që kaloi vetëm një sezon nën drejtimin e Guardiola, shprehu respektin e tij: “Je një nga trajnerët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, pata fatin të luaja nën drejtimin tënd. Pep, faleminderit për gjithçka“.