Gyökeres sfidon Francën, pa asnjë frikë: Nuk jemi favoritë, por besojmë te mrekullia

Gyökeres sfidon Francën, pa asnjë frikë: Nuk jemi favoritë, por besojmë te mrekullia

Suedia po përgatitet të përballet me Francën në 1/16 finale të Botërorit 2026 pa asnjë frikë apo respekt të tepruar. Kombëtarja skandinave beson se mund t’i surprizojë pretendentët kryesorë për titull, këtë besim e ka theksuar sidomos sulmuesi Viktor Gyökeres, lideri ofensiv i ekipit. “Duhet të besojmë te vetja. Në këtë turne kemi parë shumë ndeshje ku ka fituar skuadra jo favorite, – tha sulmuesi i Arsenalit. – E dimë që jemi ‘outsider’, por besojmë te mundësitë tona. Duhet të luajmë në nivelin më të lartë, të mbrojmë pothuajse në mënyrë perfekte dhe të shfrytëzojmë çdo rast që krijojmë”. Suedia vjen në këtë ndeshje pas një faze grupesh me rezultate të luhatshme: fitore e thellë 5-1 ndaj Tunizisë, humbje po me të njëjtin rezultat ndaj...